Aksident në rrugën Klinë-Gjakovë, lëndohen katër persona

Prishtinë | 12 Maj 2020 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Gremknikë të Klinës, në udhëkryqin e rrugës Klinë-Gjakovë

Rastin ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Klinë-Gjakovë, afër një pompe të benzinës, në mes të një kombi dhe traktori. Për momentin janë katër persona të lënduar. Njësitet përkatëse policore po merren me rastin”, ka thënë Gashi./Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme