Aksident në Shqipëri, vdes 19-vjeçari nga Kosova

Prishtinë | 09 Mar 2017 | 10:58 | Nga

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Milot-Laç, tek mbikalimi i Laçit në Shqipëri.

Policia bën me dije sesi pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur, 19-vjeçari me iniciale Sh.H, banues në Kosovë.

Po ashtu, nga të dhënat parapake të policisë mësohet se të plagosur kanë mbetur edhe tre të tjerë, përkatësisht B.K. 19 vjeç, D.S. 18 vjeç, B.H. 19 vjeç, të tre shtetas kosovarë,  të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu i dëmtuar ka mbetur edhe drejtuesi i traktorit H.Z. 35 vjeç, banues në Krujë, cili ndodhet në Qendrën e Traumave në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme