Aksident në Tiranë, makina përplas këmbësoren

Prishtinë | 10 Sht 2019 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Mëngjesin e sotëm rreth orës 08:20 në rrugën “Sulejman Delvina” në Tiranë, automjeti me drejtuese  shtetasen M. Y ka përplasur një këmbësore.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasja A. K rreth 50 vjeçe  e cila u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Drejtuesja e automjetit shtetasja  M. Y është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme