Aksident te Konviktet e Studentëve, ka të lënduar (Foto)

Prishtinë | 09 Maj 2018 | 11:29 | Nga

Një aksident trafiku ka ndodhur, sot paradite, në afërsi të Konvikteve të Studentëve në Prishtinë.

Sipas fotografive të reporterit të Ekonomia Online, i cili ka rastisur në vend të ngjarjes, shihet se një automjet i markës “BMW” është dëmtuar nga përplasja me një kamion.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Sipas një dëshmitari, së paku një person është transportuar nga autoambulanca.

Aksidenti ka shkaktuar bllokim të komunikacionit për pak kohë, në këtë rrugë shumë frekuentuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme