Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në Skenderaj, ku si pasojë e kësaj gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Skenderaj, ku dy automjete janë aksidentuar dhe si pasojë e kësaj lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit dhe katër pasagjerë.
Policia bën të ditur se të lënduarit e kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Skenderaj ndërkaq për tretman të mëtejmë mjekësor janë dërguar në emergjencën e spitalit në Mitrovicë.