Aksidenti me pesë te vdekur në Koshare të Ferizajt, të dyshuarit i zëvendësohet paraburgimi me arrest shtëpiak

Prishtinë | 28 Sht 2021 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Me 6 qershor 2021, kishte ndodhur një aksident trafiku në fshatin Koshare të Ferizajt, ku vdiqën 4 persona, e u lëndua rëndë edhe një person.

E aksidentuara vdiq 10 ditë më vonë duke e çuar numrin e viktimave të këtij aksidenti të tmerrshëm në 5 jetë të humbura.

Të vdekurit e këtij aksidenti ishin anëtarë të një familje.

Naim Ramadani 39-vjeçar – drejtues i automjetit, Xhevrije Ramadani 60-vjeçare (nëna e Naimit), Sabrije Ramadani 32-vjeçare (gruaja e Naimit) dhe Y.R. 12-vjeçar djali i Naimit),

Ndërsa Ibadete Ramadani 32-vjeçare (motra e Naimit) vdiq më 17 qershor pasi nuk u mbijetoi plagëve të aksidentit në QKUK.

Lidhur me këtë rast i dyshuari që shkaktoi aksidentin, Erton Musliu me urdhër të Prokurorit të Shtetit ishte në paraburgim deri të premten e kaluar.

Ai ngarkohet me veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.

Por të premten, gjyqtari i Gjykatës Themelore në Ferizaj,

Por të premten, gjyqtari i Gjykatës Themelore në Ferizaj, Adem Shabani me rekomandim të prokurorit të lëndës e ka ndryshuar masën e paraburgimit me arrest shtëpiak.

Këtë e ka konfirmuar për Front Online, zyrtarja për informim në Gjykatën Themelore të Ferizajt, Albenora Bekteshi- Hoti.

“Të premten me propozim të prokurorit i është ndryshuar masa”, ka thënë ajo për Front Online.

Ajo ka konfirmuar se kjo masë do të jetë në fuqi për 30 ditë dhe është vendosur nga gjyqtari Adem Shabani, gjyqtar përgjegjës në Divizionin Penal, në Gjykatën Themelore të Ferizajt.

“Nga masa e paraburgimit në arrest shtëpiak, në kohë prej 30 ditëve. Adem Shabani në divizionin penal”, ka thënë ajo për Front Online.

Deri te aksidenti i komunikacionit, dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve Audi me targa vendore, e drejtuar nga Erton Musliu (M/SHK/) 22 vjeçar po qarkullonte, nga drejtimi i Ferizajt në drejtim të Shtimes dhe me të arritur në fshatin Koshare, për shkaqe ende të panjohura, kalon në anën tjetër të lëvizjes dhe ndeshet me automjetin VË Golf me targa vendore, i cili po qarkullonte në drejtimin e kundërt, nga Shtimja në drejtim të Ferizajt.

Profesori i së Drejtës Penale: Politika ndëshkimore në këto raste duhet të jetë shumë më e ashpër

Lidhur me këtë rast Front Online ka kontaktuar me profesorin e së Drejtës Penale, Ismet Salihu.

Ai ka thënë se vendimi dhe vlerësimi mbetët në përgjegjësinë e gjykatësit të lëndës.

“Ai është vlerësim i Gjykatës, nëse nuk ka pengesa të tjera, nëse nuk ka rrezik për të ikur drejtësisë ose për të ndikuar te dëshmitarët atëherë mund të ndryshohet prej masës së paraburgimit në arrest shtëpiak, kështu e thotë ligji” , ka thënë ai.

Por Salihu kritikoi këtë vendim të gjykatësit, Adem Shabani duke thënë se politika ndëshkimore duhet të jetë shumë më e madhe në raste të tilla e jo masa lehtësuese.

“Në këto raste si ky, politika ndëshkimore duhet të jetë shumë më e ashpër”, ka thënë ai.

Të ngjashme