Aksidenti në Elbasan, ndërron jetë turistja izraelite

Prishtinë | 31 Gus 2019 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i trefishtë ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, ku mjeti tip “Toyota” është përplasur me motoçikletën tip “Honda”. Në këtë përplasje u përfshi edhe një mjet tjetër tip “Audi”.

Si pasojë e përplasjes u dëmtuan drejtuesi dhe pasagjerija e motoçikletës, ku shtetasia M.N., 31 vjeçe, ndërroi jetë në spital, ndërsa drejtuesi i motoçikletës është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arrestuar për ngjarjen shtetasit: F.M., 30 vjeç,  banues në Elbasan dhe N.S., 42 vjeç, banues në Zefat, Izrael.

Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprën penale ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme