Aksidentohen dy automjete te konviktet në Prishtinë, nuk dihet për të lënduar

Prishtinë | 15 Dhj 2018 | 07:43 | Nga Ekonomia Online

Një furgon i linjës 2, që bartë udhëtar nga Obiliqi për në Prishtinë dhe anasjelltas, është përplasur me një veturë të tipit mercedes dhe si pasojë e kësaj furgoni është rrokullisur.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash tek udhëkryqi te konviktet, në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Ende nuk dihet se a ka pasur të lënduar në këtë aksident.

Policia është në vend të ngjarjes dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti, raporton EO.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme