Aktakuzë kundër pesë personave për tri vepra penale

Prishtinë | 22 Nën 2017 | 09:51 | Nga

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër pesë personave B.H., E.B., F.I., B.B. dhe A.O. pasi që dyshohen se kanë kryer veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi. 1 – 2 nën paragrafi 2.2 lidhur me nenin 31 të KP-ës, për veprën penale “uzurpimi i pa ligjshëm i pronës së paluajtshëm” nga neni 332 paragrafi 1 të KP-ës si dhe për veprën penale “vetëgjyqësia” nga neni 418 paragrafi 1 të KP-ës.

Sipas aktakuzës, i akuzuari i parë B.H., në cilësinë e personit zyrtar, drejtor i Drejtorisë së Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, i akuzuari i dytë E.B., dhe i tretë F.I., në cilësinë e inspektorëve komunal, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbushin me dashje detyrat e tyre zyrtare të përcaktuara me ligj me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për A.O., dhe B.B.

Në atë mënyrë që i akuzuari parë B.H., nuk ekzekuton konkluzionin e datës 12.12.2016 kundër B.B., dhe A.O., të cilët kishin vendosur objekte të përkohshme në pronën shoqërore me të drejtë shfrytëzimi të Agjencionit pyjor të Kosovës, ndërsa i akuzuari i dytë E.B., dhe i tretë F.I., përveç procesverbaleve dhe vendimeve të inspektimit që kanë lëshuar prej vitit 2013, kanë zvarritur nxjerrjen e konkluzionit për ekzekutim të detyrueshëm.

Me këto veprime si bashkëkryerës kanë kryer veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 – 2 nën paragrafi 2.2 lidhur me nenin 31 të KP-ës.
Ndërkaq, i akuzuari i katërt B.B., është akuzuar për veprën penale “uzurpimi i pa ligjshëm i pronës së paluajtshëm” nga neni 332 paragrafi 1 të KP-ës.

Se i akuzuari i pestë A.O., akuzohet për veprën penale “vetëgjyqësia” nga neni 418 paragrafi 1 të KP-ës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme