Aktakuzë ndaj një personi në Prishtinë, dyshohet se prodhonte dokumente të rrejshme udhëtimi

Prishtinë | 27 Tet 2022 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi në Prishtinë, në dyshimin se ka prodhuar dokumente të rrejshme dhe i ka shitur ato për 100-200 euro, me qëllim të kontrabandimit me migrantë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, i pandehuri F.K. ka prodhuar dokumente të falsifikuara, si pasaportë, letërnjoftim, patentëshoferë, dhe dokumentacione tjera, të vendeve si Kroaci e Itali.

Po ashtu gjatë bastisjes në punëtorinë e të dyshuarit në lagjen “Tophane” në Prishtinë është gjetur një revole ECol, dhe kartikator me dy fishekë.

“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri F.K., gjatë vitit 2020 dhe 2021, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të dobisë financiare apo dobisë tjetër pasurore, prodhon, furnizon, siguron ose posedon dokumente të rrejshme të udhëtimit ose të identifikimit me qëllim të kontrabandimit me migrantëve, ashtu që për përftimin e shumave të ndryshme prej 100 – 200 euro për një dokument, si dhe ka vendosur aparaturat me të cilat ka bërë prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, si pasaportë, letërnjoftim, patentë shofer si dhe dokumentacione tjera, të gjitha këto të vendeve të ndryshme, siç janë të Kroacisë dhe të Italisë, dokument këto të rrejshëm të udhëtimit ose të identifikimit, por me qëllim ishte kontrabandimi me migrantë. Me këto veprime i akuzuari F.K., ka kryer veprat penale ‘’Kontrabandim me migrantë’’ nga neni 164 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së. Po ashtu, ndaj të pandehurit F.K., është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë, se në punëtorinë e tij , (laborator) në lagjen Tophane, në Prishtinë, ka poseduar një revole ECOL special 99 Cal 9mm, me karikator dhe 2 (dy) fishekë, pa lejen nga organi kompetent dhe në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm për armë. Me këto veprime i akuzuari F.K., ka kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së”, thuhet nga Prokuroria.

Të ngjashme