Aktivisiti i vjetër që u arrestua në protestat e VV-së, i dëshpëruar nga dega e Mitrovicës

Prishtinë | 27 Gus 2021 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Pakënaqësitë në degën e VV-së në Mitrovicë po vazhdojnë të shfaqen nga aktivistët e vjetër, të cilët e ngritën dhe e forcuan Lëvizjen.

Lagjeja ndër më të mëdhat në Mitrovicë, e njohur nga qytetarët si “Tavnik City” ka shumë anëtarë të VV-së, mirëpo shumica e tyre po shprehin kundërshtitë e tyre me zhvillmet e fundit në VV, dega në Mitrovicë.

Përveç Ramadan Beshirit, i cili i dërgoi letër të hapur Albin Kurtit për zhvillimet negative në Mitrovicë, mbrëmë u raportua edhe për një anëtar tjetër që ishte i pakënaqur me zhvillimet në këtë degë.

Ndërsa sot ka vazhduar shprehja e pakënaqësisë nga njëri prej aktivistëve të parë në VV, Lavdim Peci.

Aktivisti Peci përmes një postimi ka kujtuar kohën kur ai bashkë me Albin Kurtin në vitin 2012 në Merdare, merrnin pjesë në aksion kundër mallërave serbe, ndërsa sipas tij disa që sot janë “kryetar e drejtora, qëndronin nëpër automjete.

Postimi i plotë:

Si sot um kujtohet Janar 2012 në Merdare kur protestuam kunder mallrave Serbe, edhe unë me aktivista në vijen e pare si gjithe mas Albin Kurtit.

Po pata qef me kallxu një rast qysh do që sot janë “Nënkryetar” e “Drejtora” në komunën e Mitrovices rrishin në gjipa e kerre me nxemje e na në ftoft -20 grad me Albin Kurtin e shumë aktivist të tjerë jasht në protestë. Edhe ishin ik e kishin leshu frontin qita “Nënkryetari e Drejtorat” e sotit në Mitrovicë, ishin ardh në shpija te veta në ora 02:00 nates i ka thirrë Albin Kurti: Ku jeni qysh spo ju vjen marre? menihere me ardh n’Merdare, jam dëshmitar i kesaj ngjarje qe ne ora 02:00 nates u duft me mledh aktivistat me u kthy apet ne Merdare. Aktivist i moqem jom i Vetëvendosjes e krahu i Albin Kurtit, si kom lyp kurr as punë as kurgju veç e kam dasht pa interes ama qita “langarecat” e Mitrovices kurr si votoj, kur u kanë puna nxeht i kan thirre Tavnikun, si i kane marr do poste as shokeve tone qe i kane thy gjymtyret e trupit si kanë folë as ndihmu sen.

Dashni Albin Kurtit por qiftit tyne jo kurr.

Aktivisti më i vjetër i Levizjes Vetëvendosje LAVDIM PECI

Të ngjashme