Disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë përleshur me policinë në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Mitrovicë.
Deri tek përleshja erdhi pasi që ata tentuan të shkojnë tek shtëpia e familjes së kryekuvendarit Kadri Veseli.
Kjo ndodhi gjatë një aksioni që Vetëvendosje ka ndërmarrë në Mitrovicë.
Sipas aktivistëve të kësaj lëvizjeje qëllimi i shkuarjes tek shtëpia e Veselit është vendosja e një pankarte me mbishkrimin “Perëndimi nuk falet, veriu nuk ndahet”.