Aktivitetet fizike ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit

Prishtinë | 28 Shk 2023 | 22:05 | Nga Ekonomia Online

Është thënë edhe më parë se gjimnastika ndihmon në përmirësimin e shëndetit.

Mirëpo tani shkencëtarët kanë gjetur se vetëm lëvizjet e thjeshta ditore sikur ecja apo kryerja e punëve të shtëpisë mund të zgjasin jetën, shkruan Medicalnewstoday.

Personat që dëshirojnë të kenë shëndet më të mirë, zakonisht i drejtohen palestrës apo ndonjë aktiviteti tjetër sportiv.

Ndërsa shkencëtarët nga ‘Shkolla Suedeze e Shkencave të Shëndetit’ në Stokholm, kanë zbuluar se aktivitetet fizike të çfarëdo lloji, e ulin rrezikun e vdekshmërisë.

“Aktivitetet fizike të çfarëdo lloji, pa marrë parasysh moshën, gjininë dhe kohën e shpenzuar në palestër, ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit dhe në jetëgjatësi”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme