David Alaba dhe Real Madridi kanë arritur marrëveshje për kontratë pesëvjeçare, sipas Sky Sport në Gjermani. Mbrojtësi i Bayern Munich, David Alaba, ka vendosur përfundimisht t’i bashkohet Real Madridit, transmeton Gazeta Express. Anësori 28-vjeçar do të nënshkruajë kontratë me kohëzgjatje deri në vitin 2026 për klubin mbretëror. Alaba i kaloi 13 sezone në Bayern dhe […]
Alaba dhe Real Madridi arrijnë marrëveshje për kontratë 5-vjeçare

David Alaba dhe Real Madridi kanë arritur marrëveshje për kontratë pesëvjeçare, sipas Sky Sport në Gjermani.
Mbrojtësi i Bayern Munich, David Alaba, ka vendosur përfundimisht t’i bashkohet Real Madridit, transmeton Gazeta Express.
Anësori 28-vjeçar do të nënshkruajë kontratë me kohëzgjatje deri në vitin 2026 për klubin mbretëror.
Alaba i kaloi 13 sezone në Bayern dhe në qershor i mbaron marrëveshja me klubin.
Përfaqësuesi austriak do t’i bashkohet Madridit falas në verë, pasi është pajtuar rreth kushteve të kontratës me klubin mbretëror.
















