Alaj thotë se në stadium po punohet për të përfunduar punimet me kohë

Prishtinë | 30 Qer 2018 | 15:55 | Nga

Drejtori i departamentit për sport në MKRS, Ibër Alaj ka vizituar sot stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ku po vazhdojnë punimet për rinovimin e tij.

Sot janë bërë saktësisht dy vite që nga fillimi i punimeve të stadiumit të Prishtinës, por ende nuk është finalizuar i gjithë projekti.

Iber Alaj me anë të një postimi në Facebook, ka njoftuar se kanë ndërmarrë masa shtesë për punimet në stadium.

“Sot vizitova Stadiumin e qytetit në Prishtinë, ku zyrtarisht kanë filluar punimet më 2016, për të parë nga afër ecurinë e punimeve sipas dinamikës së paraparë dhe hapjen e kanaleve pas dhënies se pëlqimit energjetik nga KEDS për vendosjen e trafos me kyçje të veçantë sipas lejes ndërtimore nga MMPH, duke ditur rëndësinë e projektit për futbollin e Kosovës MKRS-së dhe kompania realizuese e punimeve kemi ndërmarrë masa shtesë për përfundimin e projektit konform normave dhe standardeve të objekteve sportive të futbollit kategoria e IV-të sipas rregullores së UEFA-s duke rritur dinamiken dhe kapacitetin për përfundimin me kohë të projektit”, ka shkruar Alaj në rrjetin social Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme