“Bomba” te banesa e Sejdi Hoxhës ishte dhuratë për lindjen e djalit

Prishtinë | 15 Sht 2016 | 16:29 | Nga

Alarmi se një mjet shpërthyes është gjetur në banesën e drejtorit të Postës së Kosovës Sejdi Hoxha në lagjen “Arbëria” në kryeqytet ka dalë të jetë i rrejshëm.

Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online vet kryeshefi ekzekutiv Sejdi Hoxha.

Ai ka thënë se nuk ka të bëjë me bombë, por me një dhuratë për lindjen e djalit.

“S’ka pasur bombë, por një dhuratë e mbështjellë. Kishim një shqetësim për një pako, e cila u gjend para derës së banesës ku unë jetoj me gruan dhe fëmijët, kjo pako doli të ishte një dhuratë nga fqinjtë tanë të cilët e kanë sjellë për lindjen e djalit”.

“Ndërsa dikush e ka lajmëruar Policinë për një mjet të dyshimtë, se gjoja ka një bombë. Më janë shqetësuar familjarët nga pjesëtarët e Policisë duke mos ditur se çfarë ka ndodhur”, ka thënë Hoxha për Ekonomia Online.

Edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar se alarmi për një mjet të dyshuar ka dalë që të jetë i rrejshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme