Albana Bytyqi: Politika është betejë për dinjitet dhe drejtësi

Prishtinë | 24 Dhj 2025 | 19:41 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputete e AAK-së, Albana Bytyqi, ka theksuar se forca, guximi dhe dashuria për vendin janë armët kryesore të një deputeteje që merr përgjegjësi për të luftuar për qytetarët.

Ajo u shpreh se politika nuk është privilegj, por angazhim për dinjitet, drejtësi dhe të ardhmen e vendit.

“Forca, guximi dhe dashuria e pakushtëzuar për vendin janë armët kryesore të çdo deputeteje që nuk i frikësohet përgjegjësisë për të luftuar për qytetarët e saj. Politika nuk është privilegj, por betejë për dinjitet, drejtësi dhe të ardhmen e vendit. Kur këtij angazhimi i bashkohet përkrahja e familjes, që qëndron krah për krah në çdo hap të këtij rrugëtimi, atëherë vendosmëria për ndryshim bëhet e pathyeshme.Faleminderit, Baba Nuhë, që je gjithmonë krahu im i djathtë në këtë betejë për një vend më të drejtë, më të fortë dhe më të denjë për të gjithë”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme