Albin Kurti viziton “Sulltanin”: Ka 20 vjet që jemi shokë

Prishtinë | 28 Jan 2019 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Pas lirimit nga burgu, ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi – Sulltani ka pritur në shtëpinë e tij mysafirë të shumtë nga të gjitha trevat shqiptare, përfshirë edhe figura politike.

Sot, Selimin në vendlindjen e tij e ka vizituar edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kurti këtë e ka bërë të ditur përmes disa imazheve dhe një shkrimi në llogarinë e tij Facebook.

Në këtë status ai ka treguar se me Selimin ka mbi 20 vite që njihen dhe janë shokë, ndërsa për veprimtarinë e tij ka thënë se ajo dis me Sylën si bashkëluftëtar i Komandantit legjendar Adem Jashari.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme