Skitari ynë, Albin Tahiri, do të garojë nesër në ditën kur do të mbush 29 vjet, në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018, të cilat po mbahen në Korenë e Jugut. Albini do të garojë në disiplinën e lëshimit, e cila ishte paraparë të mbahej të dielën (11 shkurt), por për shkak të erërave të forta […]
Albin Tahiri garon nesër, në ditën kur mbush 29 vjet

Skitari ynë, Albin Tahiri, do të garojë nesër në ditën kur do të mbush 29 vjet, në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018, të cilat po mbahen në Korenë e Jugut.
Albini do të garojë në disiplinën e lëshimit, e cila ishte paraparë të mbahej të dielën (11 shkurt), por për shkak të erërave të forta ishte shtyrë për 15 shkurt.
Gara fillon në ora 03:30 me kohën tonë lokale. Tahiri mbanë numrin rendor 55.
Disiplina e lëshimit llogaritet më e mira për të, andaj urojmë që garuesi ynë i vetëm në LOD PyeongChang 2018, të marrë sërish një rezultat të mirë.
Të martën, në disiplinën kombinim alpin, Albini u rendit në vendin e 37-të nga 65 garues, gjë që u vlerësua paraqitje e suksesshme e tij.
















