Albumi i Dua Lipës certifikohet si ‘platinum’ në Mbretërinë e Bashkuar

Prishtinë | 28 Shk 2021 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, ka korrë suksese të mëdha me albumin “Future Nostalgia”.

I lansuar në mes të pandemisë së coronavirusit gjatë vitit të kaluar, ky album është shndërruar në një nga të preferuarit në mbarë botën.

Për suksesin e deritanishëm, 25 vjeçarja ka treguar së fundmi se albumi i dytë i saj është certifikuar si ‘platinum’ në Mbretërinë e Bashkuar.

“Future Nostalgia është tani një album platinum në Mbretërinë e Bashkuar. Jemi mirë është i pari në Mbretërinë e Bashkuar. Faleminderit që e keni dëgjuar, që keni kërcyer me të dhe për të gjithë përkrahjen e vazhdueshme. Ju dua”, ka shkruar ajo.

Certifikimi ‘platinum’ do të thotë kur një album ka shitur një milion kopje ose kur një këngë ka shitur dy milionë kopje.

“Future Nostalgia” ndërkohë menjëherë pas publikimit u rendit i pari në Mbretërinë e Bashkuar.

Albumi i dytë në karrierën e Lipës erdhi me 11 këngë të frymëzuara nga stili i muzikës në vitet 80’ dhe 90′.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme