Aleanca me shtatë ulëse në Kuvend

Prishtinë | 17 Qer 2026 | 21:34 | Nga Ekonomia Online

Në ditën e dhjetë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përmbyllur procesin e numërimit të të gjitha fletëvotimeve.

Të enjten, me mëngjes, do të fillojë rinumërimi I fletëvotimeve nga 185 vendvotime nga 2 mijë e 498 sish.

Bazuar në rezultatet e publikuara nga KQZ, Aleanca ka siguruar shtatë ulëse në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës.

Ardian Gjini, Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Time Kadrijaj, Albana Bytyqi dhe Teuta Haxhiu, janë kandidatët nga ky subjekt politik që fituan mandatet e deputetëve.

Të ngjashme