Ali Ahmeti uron Pavarësinë: Gëzuar Kosovë nga biri yt, Abazi!

Prishtinë | 17 Shk 2020 | 20:53 | Nga Ekonomia Online

Lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka uruar Republikën e Kosovës, me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë së saj, duke kujtuar shokët e flijuar ndër vite për çlirim.

Z. Ahmeti ka potencuar se me nostalgji i rikthehet idealit të një jete të tërë kushtuar kombit, Kosovës, lirisë.

Postimi i plotë i Ali Ahmetit në Facebook:

Sot, në këtë përvjetor, me nostalgji i rikthehem idealit të një jete të tërë kushtuar kombit, Kosovës, lirisë.
Sa shokë tanë ranë ndër vite dhe nuk e arritën ta përjetojnë atë për të cilën u flijuan, Kosovën shtet, sot i kujtoj me mall e me respekt të gjithë, lavdi të gjithë të rënëve për liri, më të mirëve të kombit!
Gëzuar Kosovë nga biri yt, Abazi!

Të ngjashme