Ekonomia Online
FUNDIT

Alioski arrin marrëveshje me Galatasarayn

Alioski arrin marrëveshje me Galatasarayn

Ezgjan Alioski do të largohet nga Leeds Unitedi në fund të këtij sezoni. Mediat angleze kanë raportuar të martën se sulmuesi i krahut ka vendosur të mos e vazhdojë kontratën me klubin anglez. 29-vjeçari do të largohet si futbollist i lirë dhe thuhet se ai tashmë ka arritur marrëveshje personale me klubin e madh nga […]

Ezgjan Alioski do të largohet nga Leeds Unitedi në fund të këtij sezoni. Mediat angleze kanë raportuar të martën se sulmuesi i krahut ka vendosur të mos e vazhdojë kontratën me klubin anglez.

29-vjeçari do të largohet si futbollist i lirë dhe thuhet se ai tashmë ka arritur marrëveshje personale me klubin e madh nga Turqia, Galatasaray.

Alioski këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar tre gola për ekipin anglez. Futbollisti shqiptar është pjesë e Leedsit që nga viti 2017, kur u transferua nga Lugano.

Të ngjashme