Aliu: Ferizaj pritet të futen në karantinë, do të testohen edhe 65 persona

Prishtinë | 11 Pri 2020 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se sot pritet të testohen edhe rreth 65 mostra të marra nga Instituti i Shëndetit Publik, krejt këto kontakte të 18 të prekurve me Coronavirus të identifikuar mbrëmë.

“Na është premtuar se mostrat do të testohen sot”, ka Aliu.

I njëjti ka bërë me dije se i gjithë qyteti, por edhe fshatrat e prekura nga Koronavirusi pritet të futen në karantinë.

“Ne jemi duke e pritur rekomandimin e IKShPK-së, por edhe të Ministrisë së Shëndetësisë, dhe besoj se i gjithë qyteti, por edhe fshatrat do të jenë në karantinë”.

I pari i qytetit tha për Insajderin se janë duke punuar edhe për masat e reja emergjente.

Ndërkohë ka treguar se gjendja e të gjithë të prekurve është shumë stabile, madje disa nuk kanë asnjë manifestim klinik.

“Gjysma e të prekurve janë familjarë të të të ndjerit dhe gjysma tjetër kolegë të punës së tij”, ka thënë tutje Aliu për Insajderin.

Mbrëmë në Ferizaj janë lajmëruar 18 raste pozitive, tetë në Sazli, tri raste Brenda qytetit të Ferizajt, dy raste në Mirash, një në Varosh, një në Greme, një në Talinoc të Muhaxherëve, një tjetër në Neredime dhe një në Lloshkobare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme