Aliu ngushëllon të gjithë ferizajasit për humbjen e legjendës së hendbollit, Sheqer Shllaku

Prishtinë | 17 Kor 2018 | 13:57 | Nga

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, gjatë ditës së sotme ka ngushëlluar të gjithë ferizajasit, sportistët si dhe familjen e Shllakut, me rastin e vdekjes së legjendës së hendbollit ferizajas Sheqer Shllaku.

Postimi i plotë i Kryetarit Aliu:

“Lajmi për vdekjen e ikonës së hendbollit ferizajas, punëtorit të palodhshëm sportiv, profesorit të dashur nga të gjithë, Sheqer Shllaku na pikëlloi të gjithëve. Ferizaj humbi zërin e disiplinës dhe fitores në fushë, modelin e qytetarit dhe familjarin e dashur dhe të përkushtuar. Gjurma që la Sheqer Shllaku në historinë e vjetër të qytetit të ri është e pashlyeshme në kujtimet e tifozëve, sportdashësve dhe qytetarëve ferizajas. Ngushëllime familjes dhe miqve të të ndjerit! Ngushëllime qytetarëve dhe sportit ferizajas!”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme