Allegri: Chiesa dhe Dybala startojnë nesër, gabova ndaj Interit

Prishtinë | 26 Tet 2021 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Massimiliano Allegri zbuloi se Chiesa dhe Dybala do të startojnë ndaj Sassuolos nesër dhe pranoi se ka gabuar në ndeshjen ndaj Interit.

“Zonja e Vjetër” është e pamposhtur në shtatë ndeshje të Serie A, por janë 10 pikë prapa liderëve, Napolit dhe Milanit.

“Paulo Dybala dhe Federico Chiesa do të luajnë, kështu që të gjithë janë të lumtur. Ju shkruani dhe unë ju bëj të lumtur”, tha Allegri duke iu referuar gazetarëve që e kritikuan që nuk startoi me asnjërin prej tyre ndaj Interit.

“Chiesa është top lojtar. Dybala ka teknikë kualitatitve. Të dielën un% gabova, por e lexova ndeshjen në një mënyrë tjetër”, tha Allegri.

Juventusi barazoi 1:1 me Interin të dielë, në derbin e madh italian. Bianconerët barazuan krejt në fund falë një penalltie.

Të ngjashme