Ambasada amerikane ndihmon FSK-së me pajisje

Prishtinë | 29 Sht 2017 | 08:55 | Nga

Në mjediset e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, sot u organizua ceremonia e pranim- dorëzimit të donacionit të pajisjeve ,”Harris”’, nga Ambasada e ShBA-së në Kosovë për Kompaninë e Komunikimit, në vlerë 9.2 milionë dollarë amerikan.

Me këtë rast, ministri i FSK-së, Rrustem Berisha falënderoi Ambasadën amerikanë në Kosovë për bashkëpunimin dhe ndihmën e pakursyer në vazhdimësi për FSK-në.

“Ky donacion për FSK-në është mjaft i rëndësishëm pasi që Forca bëhet moderne vetëm më pajisje të tilla moderne. Shpresojmë që në të ardhmen këtë sistem ta përdorim në komunikime të drejtpërdrejta me partnerët dhe aleatët tanë”.

Më pas, mysafirët vizituan edhe pjesëtarët e FSK-së, të cilët për t’u aftësuar në përdorimin e këtyre pajisjeve po ndjekin trajnimin e organizuar nga instruktorët amerikanë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme