Ekonomia Online
FUNDIT

Ambasada amerikane uron 17 vjeçaren nga Kosova që do të marr pjesë në Lojrat Olimpike Dimërore

Ambasada amerikane uron 17 vjeçaren nga Kosova që do të marr pjesë në Lojrat Olimpike Dimërore

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka uruar 17 vjeçaren Kiana Kryeziu e cila do të marr pjesë në Lojrat e ardhshme Olimpike Dimërore, shkruan Ekonomia Online. “Urime 17 vjeçarja Kiana Kryeziu. Kiana do të garojë për Kosovën në eventin gjigant të sllallomit të femrave në Lojërat e ardhshme Olimpike Dimërore”, thuhet në njoftim. Ndërkaq suksesi i […]

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka uruar 17 vjeçaren Kiana Kryeziu e cila do të marr pjesë në Lojrat e ardhshme Olimpike Dimërore, shkruan Ekonomia Online.

“Urime 17 vjeçarja Kiana Kryeziu. Kiana do të garojë për Kosovën në eventin gjigant të sllallomit të femrave në Lojërat e ardhshme Olimpike Dimërore”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq suksesi i arritur suksesi i saj në garë ndërkombëtare është vetëm fillimi i një rrugëtimi që e synon skitarja Kiana Kryeziu.

Kryeziu është bërë skitarja e parë kosovare që ka fituar medalje në një garë të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS). Medalja e argjendtë në disiplinën e sllallomit është cilësuar historike për Federatën Skitare të Kosovës dhe Komitetin Olimpik të Kosovës. Ajo përfundoi me kohë prej 2 minuta, 12 sekonda e 46 të qindtat dy lëshimet në shtegun në Kolashin të Malit të Zi.

Pjesëmarrës në garë ishin 18 garuese, ndërsa 12 prej tyre nuk e përfunduan njërin nga dy lëshimet. Bashkë me të ishte edhe Arba Pupovci, që nuk e përfundoi lëshimin e dytë.

Skitarja e klubit Prishtina thotë se është e lumtur për medaljen e fituar, por synimet e saj janë edhe më të mëdha. Ajo pretendon ta sigurojë normën olimpike për Lojërat Olimpik Dimërore që mbahen vitin e ardhshëm në Pekin. Për normë ajo ka kohë deri në shkurt të vitit të ardhshëm

Të ngjashme