Ambasada e SHBA-së në Kosovë përkujton 25-vjetorin e 11 shtatorit

Prishtinë | 11 Sht 2026 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Punonjësit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë u mblodhen sot për të përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka nderuar kujtimin e personave që humbën jetën në sulmet e 11 Shtatorit, si dhe guximin e pjesëtarëve të parë të reagimit dhe qëndrueshmërinë e popullit amerikan.

“Ne nuk do të harrojmë kurrë”, thuhet në mesazhin e Ambasadës.

Në ceremoninë përkujtimore, flamuri amerikan është ngritur në gjysmështizë, ndërsa pjesëtarë të komunitetit të Ambasadës kanë marrë pjesë në homazhin për viktimat e tragjedisë që tronditi Shtetet e Bashkuara dhe botën më 11 shtator 2001.

Të ngjashme