Ambasadorë të shumtë vizitojnë vendvotimet në veri

Prishtinë | 22 Tet 2017 | 13:11 | Nga

Në zgjedhjet komunale në Mitrovicën Veriore ka pasur një dalje të madhe të votuesve serb, njëkohësisht edhe një prezencë e ambasadorëve nëpër qendrat votimit në këtë vend.

Ndër ambasadorët që kishin qëndruar gjatë ditës në veri të vendit ishin ai i Finlandës, Anne Huhtamäki, ambasadorja kroate Marija Kapitanović, ambasadori austriak Gernot Pfandler dhe disa të tjerë.

Këtu për vizitë ishte edhe Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, e cila bëri thirrje që qytetarët të dalin të votojnë, siç tha ajo, njerëz me duar të pastra.

Ajo shtoi se thirrjet nga ana e serbëve për të votuar një subjekt të caktuar politik janë të papranueshme.

Ndërsa votimet në Mitrovicën Veriore janë duke u realizuar me letërnjoftime të Kosovës, për dallim nga radha e kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme