Ambasadorët e QUINT-it dalin nga objekti i Qeverisë

Prishtinë | 28 Tet 2022 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Ambasadorët e pesë shteteve të QUINT-it sapo kanë dalë nga objekti i Qeverisë.

Takimi ndodhi pas shumë thirrjeve të këtyre shteteve ndaj Kryeministrit Albin Kurti për ta shtyrë afatin e konvertimit të targave, që Serbia i lëshon ilegalisht për qytetarët serbë në Kosovë.

Kanë mbetur edhe dy ditë deri kur skadon afati i dhënë nga Kurti, që qytetarët serbë që i kanë automjetet e regjistruara me targa ilegale, t’i kthejnë ato në targa RKS.

Kryeministri Albin Kurti pas gjysmë ore nis mbledhjen e Qeverisë.

Kurti u ka thënë gazetarëve sot se për kërkesat e ndërkombëtarëve në lidhje me targat flet sot, nga Qeveria. 

Të ngjashme