Ambasadori francez e feston Kurban Bajramin në një familje një punëtori të ambasadës

Prishtinë | 28 Qer 2023 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori francez, Oliver Guerot ka thënë se ndihet i nderuar që ka pritur Kurban Bajramin në familjen e një punëtori të ambasadës.

“Shume i nderuar qe e festova #Bajramin në familjen e njërit nga të punësuarit në Ambasadë. Ndihem i privilegjuar që e festova Bajramin me nja nga koleget që punon ne Ambasade”, ka shkruar ai ne “Twitter”.

Ndryshe, edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka uruar për festën e Kurban Bajramit.

“Urimet më të ngrohta me rastin e Kurban Bajramit për të gjithë ata që festojnë në Kosovës dhe mbarë botën”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Të ngjashme