Ambasadori italian në Beograd: Marrëveshja Kosovë-Serbi fondamentale për paqen në Ballkan

Prishtinë | 05 Mar 2019 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Italisë në Serbi, Carlo lo Cascio, ka thënë se Serbia mund të luajë rol për sigurimin e stabilitetit në Ballkan.

Ai duke folur në prag të vizitës së Kryeministrit të Italisë, Giuseppe Conte në Beograd, ka folur për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale në mes të dy vendeve, investimet dhe mbështetjen për integrimin e Serbisë në BE, shkruan Tanjug.

Cascio ka thënë se arritja e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Beogradit është fondamentale për stabilitetin e rajonit.

Ai ka theksuar se kjo marrëveshje është topprioritet i Bashkimit Evropian për Ballkanin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme