Amerikanët lansojnë “veturën më të aftë elektrike në botë” për terrene të vështira

Prishtinë | 28 Sht 2019 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Kompania Bollinger ka lansuar zyrtarisht veturat e saja elektrike SUV për terrene të vështira rrugore, të quajtura B1 dhe B2.

Prodhuesi amerikan i veturave pohon se këto janë kamionçina e pick-upi kamionçinë “më të aftë në botë”.

B1 dhe B2 kanë të njëjtën fuqi motorike elektrike me bateri 120kWh. Nga një motorë në secilin bosht e të gjitha rrotat aktive, transmeton koha.net.

Bollinger thotë se motorët prodhojnë 606 kuajfuqi e të cilët bëjnë që këto vetura shpejtësinë nga 0 në 100 km/orë ta arrijnë për 4.5 sekonda e atë maksimale prej 160 km/orë.

Me një mbushje të vetme të baterive, sipas tyre këto vetura mund të përshkojnë 321 kilometra rrugë.

Specifikat fillestare të tyre sugjerojnë se SUV-i, B1 është më i aftë se Land Rover Defenderi i ri.

Bollinger besohet se do të filloj prodhimin e B1 dhe B2 nga mesi i 2020-ës ndërsa si treg të parë synon atë Amerikanë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme