Amir Rrahmani: Nga Ramiz Sadiku në Serie A te Hellas Verona

Prishtinë | 26 Qer 2019 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, është zyrtarizuar si lojtar më i ri i Hellas Veronas.


Ai ka arritur marrëveshje me klubin italian dhe në edicionin e ri do të luajë në Serie A. Verona  do t’ia paguajë mbi dy milionë euro Dinamo Zagrebit për t’i siguruar shërbimet e futbollistit të Kosovës.

Rrahmani e ka publikuar një fotografi në InstaStory duke bërë të ditur se tashmë ndodhet në Itali, ku pritet të ndodhë edhe finalizimi i marrëveshjes.

Verona ka shpërndarë një fotografi të Rrahmanit derisa përfundon testet mjekësore.

Karrierën e tij futbollistike, Rrahmani e fillojë me Ramiz Sadikun, më pas luajti dy sezone për Drenicën, dy sezone tjera u transferua në Shqipëri tek Partizani, ndërsa karrierën e tij vendosi që ta vazhdojë në Kroaci në Split dhe së fundi në Dinamo Zagreb, ku edhe luajti për tre sezone.

Të ngjashme