Analistët serbë presin favore për Serbinë nga zvarritja e çështjes së Kosovës

Prishtinë | 27 Kor 2017 | 13:54 | Nga

Në këtë moment Serbia do të mund të pranonte pavarësinë e Kosovës dhe kështu kjo të bëhej anëtare e NATO-s, Kombeve të Bashkuara. Prandaj ndoshta duhet të pritet, i kanë thënë ‘Sputnjik-ut’ analistët serbë.

Dialogu dhe bisedimet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës (dhe Metohisë, – siç i thonë dhe e shkruajnë në Serbi emrin e Republikës së Kosovës) janë të nevojshme. Dilemë është vetëm qasja ndaj këtij problemi. Me kalimin e kohës, siç thonë analistët serbë, shteti vetëm mund të fitojë.

Është supozim i gabuar se koha nuk punon për Serbinë, se ajo nga gjithmonë gjoja ka pritur shumë e ka fituar pak, prandaj sipas kësaj duhet sa më parë të arrijë ndonjë lloj zgjidhjeje të favorshme për Kosovën, citojnë mediet e Beogradit diplomatin e periudhës së Millosheviqit, Vlladisllav Jovanoviqin, i cili thotë se koha nuk punon për fuqitë e perëndimit që kanë kryer me forcë ndarjen e Kosovës nga Serbia dhe që kanë ndihmuar njohjen e ngutshme të saj.

Perëndimi i cili, siç është shprehur Jovanoviq, ka krijuar monstrumin në zemër të Europës, njëfarë lloji të Tajvanit aziatik, që nuk është njohur nga shteti amë Serbia, sipas mendimit të tij nuk ka interes që këtë çështje ta mbajë gjatë të hapur. Prandaj është shumë i interesuar ta shpejtojë procesin e formimit të vetëdijes në anën e Serbisë dhe konsideron se është e domosdoshme që edhe ajo të kontribuojë për zgjidhje.

“Bisedimet rreth temës së Kosovës në planin e brendshëm është diçka gjithmonë e mirë dhe ku të jetë fati që të kishte pasur para se presidenti Boris Tadiq barti kompetencat nga Këshilli i Sigurimit të KB në Bashkimin Europian, aq më shumë që nuk ka ndodhur para pesë vjetësh, kur pushteti i tashëm i ri mori përgjegjësitë për vendin”, thotë Jovanoviq.

Interesi i Serbisë, siç sugjeron ky ish-diplomat, është të mos ketë ngutje për zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështjeje, por të pritet që sponsoruesit e pavarësisë së shqiptarëve të përballen me vështirësi edhe më të mëdha me kohën që do të vijë dhe që për këtë shkak të detyrohen t’i ofrojnë Serbisë negociata shumë më të favorshme, rezultati përfundimtar i të cilave do të ishte fitim për të dy palët.

Fjala është për kërkim të zgjidhjes afatgjatë në bazë të së cilës do të mund të funksiononte Ballkani dhe ku do të definohej korniza e sigurisë rajonale, thotë Dushan Prorokoviq nga Qendra për alternativa strategjike, meqë rasti i Kosovës ngarkon jo vetëm Ballkanin, por edhe marrëdhëniet ndërkombëtare në tërësi.

“Çështjen e zgjidhjes së këtij rasti duhet lënë për më vonë, meqë në një moment, a do të jetë ai pas dy a njëzet vjetësh, duhet të saktësohen kriteret sipas të cilave do të zgjidhen rastet e tilla. Shumë nga rregullat dhe parimet e përcaktuara më 1991 janë rrënuar në Kosovë. Ndër to edhe ai i Badinterit që ishte kryesori për zhbërjen e Bashkimit Sovjetik, të Jugosllavisë dhe të Çekosllovakisë”, thotë Prorokoviq, citon Sputnjik, transmeton Koha.net.

Duhet të synohet vendosja e rregullave të reja në suazat botërore ose së paku në ato rajonale, shton Prorokoviq, meqë me zgjidhjet parciale sipas të cilave një parim vlen për Bosnjë e Hercegovinë, një tjetër për Kosovën (e Metohinë), i treti për Maqedoninë nuk sigurion zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme.

“Në këtë moment Serbia nuk mund të presë më shumë se, e parë hipotetikisht, kryerja e njëfarë ndarjeje, dhe që njëkohësisht të njihet Kosova dhe t’i lejohet anëtarësimi në BE. Kjo bart me vete rreziqe të mëdha, shumë të mëdha, të cilat në radhë të parë kanë të bëjnë me anëtarësimin e Kosovës në NATO, rrënimin e konceptit të neutralitetit ushtarak të Serbisë, presionet e mëtejshme për unitarizmin e Bosnjës e Hercegovinës…”, është shprehur Porrokoviq.

Serbia, ka shtuar ai, do të mbetej për një kohë të gjatë e mbyllur në konstruktin e Ballkanit Perëndimor ku nga gjashtë shtete, shqiptarët do të kishin të drejtën e tri votave dhe ku pa marrjen e tepruar parasysh të interesave shqiptare nuk do të mund të bëhej asgjë.

Duhet të bisedohet për çdo gjë, por për këtë duhet kohë, prandaj kurrsesi nuk duhet të afatizohet mbyllja e dialogut, shkruan Sputnjik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme