Ancelotti: Mbappé është i frikshëm

Prishtinë | 26 Qer 2021 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Carlo Ancelotti ka folur për Kampionatin Evropian në ‘Il Giornale’. Trajneri i Realit është përgjigjur në shumë pyetje, por vetëm për Superligën jo, garë që e kritikoi muaj më parë, derisa sot, duke parë që Madridi ka nisur atë, ai vendosi të heshtë.

Sido që të jetë, Ancelotti më shumë u fokusua te yjet në Euro 2020 dhe lojtarët që mund të bëjnë diferencën tani në ndeshje eliminuese.

Sipas Ancelottit, Kyalian Mbappe që lidhet me Realin e tij është i frikshëm, derisa foli për surprizën e bukur të Italisë, që me paraqitje fantastike po dominon në “Euro 2020”.

“Italia është befasia më e madhe, risia e turneut. Luan futboll sulmues pa frikë, ka një mbrojtje të mirë. Kjo Itali më kujton Italinë e Vicinit në 1990. Ekzistonte i njëjti entuziazëm sikur sot që kanë futbollistët. Përtej rezultateve, unë shoh një grup të bashkuar që e din se çfarë po luajnë”, tha ai.

“Belgjika ka Lukakun, në Francë Mbappé është i frikshëm, Portugalia ka xhevahirin e saj, CR7, por me Italinë është e vështirë për mua për të zgjedhur dhe kjo është një avantazh”.

“Finalja? E shoh Italinë dhe Anglinë në finale të Euro 2020”.

Të ngjashme