Anëtari i kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi i ka reaguar opinionistes Luljeta Aliu pas deklaratës që ajo mbrëmë ka bërë për Kralevën,
Gjoshi në Facebook ka thënë se Aliu tregon urrejtjen për mijëra njerëz të këtij vendi që e duan PDK-në.
“PDK-në e dojnë njerëzit sepse është parti me vlera të larta kombëtare. Sojin e Lules së padijshme që shfaqet nëpër studio televizive e pengon vlera e madhe që e ka PDK-ja, angazhimi i dëshmuar kombëtar. Prandaj, kur shfaqen Lulet ato na shërbejnë si pasqyrë për të parë veten se sa mirë po dukemi. Lulja, kjo analiste e rrejshme që të bëmat “intelektuale” ia din shehri, na tregon hapur se na urren sepse ajo nuk i don partitë me vlera kombëtare. Jam krenar që i takoj PDK-së, që rreth vetit ka votuesit dhe njerëzit më liridashës”, ka thënë ai.
“Sot është bërë shumë e lehtë të dallosh se kush është kush dhe çfarë përfaqëson. Në njërën anë është lulja me shokë e shoqe që mbron Haki Abazin që ka zyre në Beograd dhe Erzen Vraniqin që babai i tij kishte dhënë leje për ndërtimin e Kishës së kriminelave Millosheviqit dhe Arkanit. Në anën tjetër është Partia Demokratike e Kosovës që rreth vetes mban njerëz me vlera të larta kombëtare. Vetëm një parti si PDK-ja me dashuri të madhe për vendin, që njerëzit e saj e kanë dëshmuar me gatishmëri për të dhënë jetën, mund ta kthjellë këtë vend që është e çuditshme se ku ka përfunduar vetëm në një vit”, tha ai.