Anëtari i Nismës thotë se postimi për vrasjen e Kurtit ishte “gabim teknik”, kërkon falje

Prishtinë | 28 Dhj 2019 | 21:59 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti, që të shtunën bëri deklaratë të pamatur ndaj kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin ka kërkuar falje publike.

Përmes një shkrimi Facebook, Hoti kishte shkruar se lideri i LVV-së, Albin Kurti i ka dy zgjidhje, “ose ta lëshojë Kosovën, ose të vritet”.

Por, pasi mediat ia publikuan deklaratën, dhe pati reagim edhe nga partia e tij, Nisma, Hoti ka fshirë postimin kërcënues ndaj Kurtit dhe ka kërkuar falje publike.

Ai ka thënë se ishte gabim teknik.

“Është një gabim teknik i imi, ku media pa me pyet mua e kanë shpërnda këtë shkrim! Kërkoj falje publike”,  ka shkruar ai.

Pas deklaratës së Hotit, njëherësh kandidat për deputet nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, ka reaguar edhe Nisma duke u distancuar nga deklaratat e tij.

Të ngjashme