Angazhimi në punët e shtëpisë e mungesa e arsimimit pengesë për integrimin e grave në tregun e punës

Prishtinë | 15 Shk 2022 | 18:17 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kujdesi ndaj familjes – fëmijëve e të moshuarve, e deri te mungesa e mjeteve financiare për t’u arsimuar, janë shkaktarët kryesorë që pak gra integrohen në tregun e punës.

Kështu u vlerësua në sallonin e së martës me temën “Joaktive apo joformale: Ku qëndron problemi i integrimit të grave në tregun e punës?”, organizuar nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), raporton Ekonomia Online.

E mangësi tjetër u tha se është buxheti i vogël i subvencioneve të Qeverisë, pssi vetëm 5 për qind e atyre që jep Qeveria shkojnë te gratë.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e cila njëherësh është anëtare e Komisionit për Barazi Gjinore, tha se arsyet janë të shumta dhe nuk kanë të bëjnë vetëm me Kosovën por edhe vendet zhvilluara.

“Nuk janë të suportuara për faktin që janë gra dhe nuk kanë qasje në pronë pavarësisht se ligji ua garanton një gjë të tillë. Mendoj se Kosova nuk qëndron keq në hartimin e bazës ligjore. Qeveria është në proces të hartimit të strategjisë”.

“Lexova për gratë shtatzënë që u shkëputet kontrata në pushim. Përtej veç ligjeve në zbatimin e ligjit kemi shumë punë. Edhe në kohën e pandemisë kemi qenë të zëshëm në aspektin e buxhetimit. Jo gjithmonë kërkesat dhe nevojat hyjnë brenda buxhetit. Çkado qoftë që flasim, amendamentet tona nuk janë përfshirë. Por zëri jonë vazhdon për gratë. Ka vajza të reja që dëshirojnë të shkollohen në qytet por nuk kanë mundësi. Mungesa e profileve të zanatit”.

“Në Kosovë ka shumë kompani që janë si zyre atë që punojnë me shërbime të teknologjisë informative që është mundësi e mirë me punua këtu. Sektori i gastronomisë kemi parë gra që punojnë dhe është thyer ajo tabu. Duhet me qenë më të gjerë në mendje me punu”, tha Hoxha.

Zyrtari për Planifikim Strategjik në zyrën e kryeministrit, Adnan Ahmeti, tha se falë grave, Kosova është ndër vendet që janë përmendur në kinematografinë botërore.

Ai tha se ndër arsyet që gratë nuk po gjejnë punë, janë kujdesi ndaj fëmijëve dhe të moshuarve.

“Falë grave Kosova arriti të përmendet në piedestalet më të larta të kinematografisë. Shumë gjera që janë paraparë për përfshirjen e grave dhe punësimin janë ende shumë akute falë zbatimit të dobët. Një prej faktorëve pse gratë tona nuk arrijnë të gjejnë punë janë kujdesi ndaj fëmijëve dhe të moshuarve dhe mungesa e partnerit për të punuar. Qeveria është duke bërë disa masa, gratë në sistem që parashihet punësime të grave”.

Ahmeti tha se rritja e numrit të kopshteve në zonat rurale do të jetë ndihmesë e madhe në mundësinë e punësimit të grave, pasi sipas tij, kujdesi ndaj fëmijëve po konsiderohet si shkaktarë kryesorë që gratë nuk punësohen.   

“Ne duhet t’i përshtatim kurrikulat dhe të kenë mundësi për punësim gratë. Pika e parë është të rritet numri i kopshteve në zonat rurale. Ne duhet të bëjmë më shumë për punësimin e grave. Një prej kushteve është të mendojmë për kujdesin ndaj fëmijëve. Pandemia ka goditur shumë gratë, dhe pikërisht për këtë është për keqardhje kur të drejtat e njeriut shkelen në mënyrë drastike”, tha Ahmeti.

Profesoresha në Fakultetin Ekonomik, Ardiana Gashi, tha se aktualisht vetëm 18 për qind e grave marrin pension kontributdhënës, ndërsa 20 për qind e grave mund të marrin pension në të ardhmen.

“Punën që bënë legjislativi është mjaft e mirë. Kosova qëndron mirë me ligje. Ne gjithmonë nuk e dimë treguesin sipas zonave urbane e rurale. 33 për qind kanë dalë që janë gra në tregun e punës. Sektori i bujqësisë përfshinë më shumë gratë. 1/3 nuk kërkojnë punë për shkak të kujdesit për familje. Aktualisht për pensionet kontribuuese janë 18 për qind gra. Edhe në të ardhmen 20 për qind e grave do të marrin pension. Qeveria duhet të bëjë buxhetimin gjinore. Veç 5 për qind të subvencioneve që jep Qeveria shkojnë te gratë. Puna e bursave në sistem është jashtëzakonisht e rëndësishme”, tha profesoresha Gashi.

Të ngjashme