Anglia si në stërvitje, 6 gola kundër Panamasë

Prishtinë | 24 Qer 2018 | 15:26 | Nga

Anglia është duke shkatërruar Panamanë, teksa ekipi anglez ka shënuar plot 5 gola vetëm në pjesën e parë të takimit. Ashtu sikundër pak persona e kanë pritur, anglezët ishin të motivuar dhe kanë shënuar shumë gola në fushë kundërshtare.

Serinë e golave e hapi Stones, që shënoi që në minutën e 8 të takimit. Kane më pas shndërroi gol nga pika e bardhë e penalltisë. Lingard shënoi një super gol nga largësia në minutën e 36.

Stones shënoi sërish në të 40-n dhe vulosi për 5:0 sërish Kane me penallti. Janë edhe 45 minuta lojë dhe pritet të shihet sesi do të jetë rezultati final i sfidës.

Të ngjashme