Anija e bllokuar në Libi, flet ambasadori shqiptar

Prishtinë | 18 Sht 2017 | 11:28 | Nga

Fati i pesë marinarëve shqiptarë dhe të anijes së bllokuar në një port të Libisë, po ndiqet nga ambasada e Shqipërisë në Egjipt. Ministria e Jashtme është duke punuar për kthimin e tyre në shtëpi, ndërsa njofton se marinarët shqiptarë janë shëndoshë e mirë, në anije.

Ambasadori shqiptar në Egjipt Eduart Sulo thotë se bashkë me ministrinë e jashtme, ka ndërhyrë për të bërë sa më parë procedurat e verifikimit, në mënyrë që anija dhe marinarët të kthehen sa më parë.

Sulo flet edhe për akuzat e ngritura ndaj 8 anëtarëve të ekuipazhit, tre prej te cilëve janë nga Mali i zi.

“Pretendimet e autoriteteve portuale libiane kanë qenë se ka të dhëna dhe informacione për trafikim mallrash, kryesisht mallra ndërtimore. Bëhet fjalë për disa ton, mijëra ton rërë dhe zhavorr, vetëm kaq. Por asgjë nuk është e sigurt dhe s’kemi marrë njoftim zyrtar për pretendimet e palës libiane. Kjo na është thënë gojarisht”, tha ambasadori Sulo.

“Gjendja e tyre është mirë, janë Brenda në anije dhe nuk kanë ndonjë problem deri tani. Kaq për sa na kanë thënë nga autoritetet tona”, u shpreh Eduart Sulo, shkruan TCH, transmeton Klan Kosova.

Anija “Envi 1” ishte nisur të premten në mbrëmje, nga porti i Zuaras drejt Maltës. Anija është në pronësi shqiptare dhe lundron me flamur të Panamasë.

Pasi janë ndaluar në det të hapur, autoritetet ushtarake libiane e detyruan atë të ankorojë pranë portit ‘Zaiyas’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme