Ankohet Abazi: Po tentojnë të ma sabotojnë konferencën për medie

Prishtinë | 28 Tet 2022 | 10:25 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka thënë se po duan që t’ia sabotojnë konferencën me takime të tjera që po caktohen pikërisht në orën 10:00, raporton Ekonomia Online.

Abazi në konferencën e përjavshme të së premtes tha se afati për targat duhet të shtyhet deri në dhjetor, përkundër që vendimi është parimor.

“Po e them edhe një herë me keqardhje që në ora 10:00 tentohet që të mbahen takime të tjera që të sabotohet konferenca për medie”.

“Ne do të vazhdojmë, unë patjetër do të vazhdoj edhe këtu edhe nëpërmjet mediave sociale që të adresoj këto çështje që janë shumë të rëndësishme për jetën parlamentare dhe vendimmarrjen në vendin tonë”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme