Apeli ashpërson dënimet në rastin e vrasjes së policit Shemsi Gashi

Prishtinë | 07 Maj 2019 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Gjykata e Apelit e Kosovës u ka ndryshuar dënimet katër të akuzuarve për vrasjen e policit Shemsi Gashi.

Vesel Gjinovci, i cili është shpallur fajtor për veprat penale ‘vrasje e rëndë’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ i është rritur dënimi nga tetë vjet burgim në 14 vjet e gjashtë muaj.

Kujtim Beqirit nga pesë vjet burgim masa e ndëshkimit i është ndryshuar në dhjetë vjet burgim, Adonis Gashit nga tre vjet e tetë muaj në tetë muaj dhe Vesel Bunjakut pesë vjet e gjashtë muaj në 11 vjet e gjashtë muaj.

Këta të tre janë gjetur fajtor për veprën penale ‘ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë’.

Ndërsa Ramadan Gashit për veprat penale ‘shtytje në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, i është zbutur dënimi nga 25 vjet në 22 vjet e gjashtë muaj burgim.

Polici Shemsi Gashi u vra mëngjesin e 25 marsit të viti 2015, në lagjen Mati 1 në Prishtinë, teksa po shkonte në punë.

Për më shumë ju risjellim kronikën e Klan Kosovës rreth kësaj vrasje.

Të ngjashme