Apeli i IKSHPK-së: Mbani maskat dhe distancën fizike, mos lejoni mbylljen e të gjithëve

Prishtinë | 08 Nën 2020 | 19:13 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka apeluar për kujdes në mënyrë që të parandalohet përhapja e Covid-19. Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 730 raste të reja me Coronavirus në vend.

“Ju lutemi të keni kujdes në mbajtjen e maskave, mbani distancë dhe higjienën personale.

Këto ditë vërehet fluks i shtuar i lëvizjes së qytetarëve kudo nëpër Kosovë. Kjo është sjellje e rrezikshme dhe lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Pakujdesia e disa qytetarëve gjatë këtyre lëvizjeve dhe aktiviteteve, shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent dhe kështu mund të mbingarkohet sistemi shëndetësor me pasoja të pa parashikuara deri në shpërthim e që mund të paraqes rrezik për jetën e qytetarëve”.

Të ngjashme