Apelon IKSHPK: Bartni maskat këto dy javë

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 21:52 | Nga Ekonomia Online

Rastet e reja me Covid-19 janë rritur në mënyrë drastike gjatë dy ditëve të fundit në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit rezultuan 141 raste pozitive.

E pas rritjes së rasteve  Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë një apel që maskat të mbahen në çdo vend këto dy javë.

IKSHPK po ashtu ka lëshuar një manual në mënyrë që të tregojë mënyrën më të mirë të mbajtjes së higjienës dhe mbrojtjes nga virusi.


Të ngjashme