Apostolova: Korrupsioni të çrrënjoset nga institucionet publike, mbetet kusht për liberalizim

Prishtinë | 04 Dhj 2017 | 10:40 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadorët e Quint-it kanë mbajtur konferencën kundër korrupsion në hapje të Javës Kundër Korrupsion. Greg Delawie ambasador i Amerikës, tha se misioni i ambasadës së tij është luftimi i korrupsionit.

Por ai ka kërkuar me shumë punë nga institucionet në luftimin e kësaj dukurie që po e pengon zhvillimin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se pret që deri në fund të këtij viti ligji për përgjegjësitë disiplinore për gjyqtarë dhe prokurorë të shkojë në Kuvend, kurse deri në janar të vitit të ardhshëm edhe prokurimi elektronik të përmbyllët deri në janar.

“Shumë prej nesh jemi këtu për të ngritur veprim. Bashkësia ndërkombëtare luan rol të rëndësishëm po ju jeni ata që do ti detyroni prijësit e Kosovës ti vendosin standardet. Ka ardhur koha për prokurorin disiplinor. Ky ligj për disiplinë janë për te forma të përkushtuara”.

“Të ecin përpara ky ligj duhet të jetë gati para fundit të këtij viti. Reforma e prokurimit publik sjell një tjetër reformë. Qeveria ka bërë përparim inkurajues, por qytetarët meritojnë edhe më shumë. Qeveria amerikane do vazhdoj të mbështes qeverinë në sektorin e drejtësia në fushën e prokurimit”, ka thënë Delawie.

Shefja e BE-së në Kosovë, Nataly Apostolova, tha se ky është një fenomen përvëlues në shoqërinë kosovare.

Sipas saj, korrupsioni duhet të çrrënjoset nga institucionet publike dhe se mbetet kusht i pakontestueshëm për vizat, raporton EO.

“Për BE lufta kundër korrupsioni është një ndër mesazhet kryesore që duhet të përcjell. Sot kjo është për përfitimin e liberalizimin e vizave, BE e ka rekomanduar Kosovën për plotësimin e këtij kushti. Korrupsioni duhet që rrënjësisht të çrrënjoset nga institucionet publike. Korrupsioni ka një çmim të madh për shoqërinë pengon zhvillimet e këtij vendi. Kosova përfiton më shumë nga investimet e huaja dhe imazhi më të mirë”.

“Në këtë luftë duhet të jemi bashkërisht Be i ka dy misione njëra për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit i kam bashkuar kësaj iniciative që të inkurajoj Kosovarët që korrupsioni është kundër te gjithëve. Duhet të jemi të bashkuar të luftojmë kundër kësaj dukurie sepse çdo ditë duhet të nisim sikurse  ditë kundër korrupsionit”, tha ajo.

Ruari O’Connel, ambasador i Britanisë së Madhe tha se për korrupsionin nuk mund të thuhet diçka e re, ngase të gjithë qytetarët e Kosovës e dinë se çka është korrupsioni, por institucionet duhet të marrin shembull që mos të punësojnë vetëm të afërmit e tyre.

“Të gjithë qytetarët e Kosovës e dinë se çka është korrupsioni. Korrupsioni shumë shpesh ka të bëjë edhe me vendet tona sepse i kemi tenderët që vidhen në mënyra të ndryshme. Dëshiroj të i nxis të gjithë ata nga të gjitha sektorët për luftimin e kësaj dukurie. Në ambasadën Britanike jemi të fokusuar për nepotizmin dhe klientelizmin. Projekti ynë i punës me institucionet kosovare është që ata nuk duhet të punësojnë vetëm të afërmit e tyre. Kjo kulturë tashme ka ndryshuar”, ka thënë ai.

Ambasadori Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt se korrupsioni është diçka që prek të gjithë shoqërinë.

“Luftimi i korrupsionit ka të bëjë edhe me kredibilitetin dhe për ne si bisedat është jashtëzakonisht thelbësor. Kjo nënkupton edhe raportimet e medieve për korrupsion në mënyrë të duhur. Media t e pavarura duhet të ngritën vetëdijen për këtë çështje. Shteti dhe shërbyesit publik mund të parandalojnë këtë. Qeveria është këtu që të mbrojnë të gjithë ata që raportojnë fenomenin kundër korrupsionit.

Ambasadori i Italisë, në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, tha se korrupsioni nuk është vetëm krim i rënd, por paraqet edhe efekte shoqërore dhe ekonomike.

“Të gjithë ata që shkelin rregullat duhet të përqendron në aspektin penal dhe të drejtësisë por edhe të ekonomisë dhe shoqërisë. Perceptimin korrupsionit është ajo sjellja korruptive e cila mund të arrij deri tek pranimi i atyre që janë në pozita vendimmarrës. Nga aspekti social nevojitet një qëndrimi afatgjatshëm dhe mund të ngritët vetëdija. Opinioni publik duhet të bindet që korrupsioni nuk është një makineri i efekteve të rritjeve ekonomike shoqërore”, ka thënë ai.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabertka tha se korrupsionin ngulfat njerëzit kombet dhe e pengon zhvillimin e një vendi.

“Korrupsionin pengon të gjithë, të gjithë në Kosovë e dinë çka nënkupton korrupsioni dhe e dinë çka nënkupton vuajtja nga korrupsioni dhe i dinë rastet për korrupsion dhe që nuk janë trajtuar në mënyrë të përshtatshme nga sistemi i drejtësisë. Detyra e parë në këtë rast është puna ë gjyqësorit dhe çfarëdo ndërhyrje nga politike duhet të japin përgjegjësi para popullit të Kosovës. Duhet të punojmë shumë për arritjen e këtij qëllimi”, ka thënë ai.

 

Të ngjashme