Apostolova: Të zvogëlohet numri i lëndëve të pazgjidhura duke ndryshuar ligjet e shtuar resurset

Prishtinë | 26 Mar 2018 | 11:03 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e Zyrës së BE-së Nataliya Apostolova, tha se profesionet e lira ligjore janë shumë të rëndësime në zvogëlimin e lëndëve në gjykata duke mundësuar përmirësimin e qasjes në drejtësi dhe rritjen efikasitetin e gjyqësorit në Kosovë.

Sipas saj, kjo është e rëndësishme në vazhdim të rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit në Kosovë, një sektor që përfshin profesionet e lira ligjor si pjesë thelbësore, raporton Ekonomia Online.

Këto komente ajo i bëri gjatë hapjes së fushatës për rritjen e vetëdijesimit dhe profesionet e lira ligjore avokatët, noterët, përmbaruesit privat, ndërmjetësuesit dhe administratorët e falimentimit (PLL).

Kjo fushatë është organizuar nga Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Projektin e financuar nga BE “Mbështetje Profesioneve të Lira Ligjore dhe Odës së Avokatëve”.

“Profesionet e lira dhe oda janë esenciale për përmirësim e qasjes në drejtësi, për reduktimin e ngjarjes së punës de të bëhet përmirësimi i efikasitetit të gjyqësorit. Është e rëndësishme që shërbimet e lira ligjore janë të përforcuara dhe promovuar. Kemi zgjeruar aktivitetin shtesë për komunitetin jo shumicë përfshirë serbët, në profesionet e lira ligjore”.

“Roli i profesioneve të lira është njohuria më e mirë dhe përdorimi i tyre nga qytetarët dhe bizneset. Zgjidhja e rasteve tuaja është slogani kryesor dhe të bëhen bizneset dhe qytetarët më të mirë në konceptin e shërbimeve të veta. Synimi i fushatës është ngritja e vetëdijes për akerët në sistemin e drejtësisë, KGjK, KPK  dhe palët e tjera që kanë të bëjnë me bashkëpunimin”.

Për të arritur efikasitet në përgjithësi konkretisht në zvogëlimin e numrit të lëndëve në gjykata dhe besim të qytetarëve në sistemin e drejtësisë Apostolova u ka bërë thirrje Qeverisë dhe Kuvendit që të rriten resurset dhe të ndryshohen ligjet relevante.

“Thërras Qeverinë dhe Kuvendin të caktojnë më shumë resurse për ndërmjetësuesit sepse kjo zgjedhja është alternativë për reduktimin e ngarkesës me lëndë. Gjithashtu edhe ndryshimi i ligjeve relevante do të dikojnë në këtë drejtim”.

Ajo kërkoi që të ketë qasje më të madhe të minoriteteve në profesionet e lira.

“Thërras edhe MAShT-in të lehtësojë qasjen për komunitet jo shumicë në profesionet e lira ligjore, duke bërë lehtësimin e praktikës dhe trajnimet që ata kryejnë”.

Pepa Laleva, udhëheqëse e Projektit tha se kjo fushatë ka për qëllim të tregojë dhe promovojë rëndësinë e efikasitetit të drejtësisë.

“Fushata e tanishme është fushatë unike, edhe në masën e përfshirjes. Për herë të për të gjitha profesionet e lira dhe MD janë të promovuar së bashku. Qëllimi është të bëjmë qytetarët bizneset dhe studentët,  palët kyçe në sektorin privat të jenë në dijeni me kompetencat dhe rëndësinë e profesioneve të lira”.

“Projekti ka ofruar mbështetje qenësore për të gjitha profesionet, për përfituesit tonë kryesor që është MD-ja, sëbashku me ta jemi takuar me secilin përfitues. Kemi të bëjmë më fushatën për ngritjen e vetëdijes. Kemi krijuar një fushatë të vetëdijes së veçantë që ka logon ‘Shpejtë dhe drejtë’, që brenda vetës kanë komponentë të drejtësisë, pëllumbi paraqet paqen është i ndershëm dhe çelësi simbolizon njohurinë, të hap derën dhe të has në drejtësi”.

 

 

Të ngjashme