Apostolova tregon pse Demarkacioni u bë kusht për vizat

Prishtinë | 30 Maj 2017 | 20:07 | Nga

Në debatin me studentët e Fakultetit Juridik të UP-së, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ndër të tjera, ka kërkuar debat televiziv mes kandidatëve për kryeministër.

“Në shoqëritë demokratike kjo është me rëndësi dhe këtë e kemi parë nëpër Evropë, sepse është informuese për njerëzit që votojnë sepse do të dëgjojnë premtimet që thonë se do t’i përmbushin ata që do t’i votoni”, tha Apostolova, duke iu përgjigjur pyetjes së një studenti se a duhet pasur debate televizive në mes të kandidatëve për kryeministër pasi që jemi në kohë të zgjedhjeve.

Në takimin që u moderua nga Jeta Xharra me nikoqir dekanin e Fakultetit Juridik, Haxhi Gashi, Apostolova foli për EULEX-in, liberalizimin e vizave por edhe demarkacionin si çështjen më të diskutuar në Kosovë.

Sa i përket EULEX-it ajo tha se është një mision i suksesshëm.

“Misioni i EULEX-it është misioni më i madh në një vend jashtë BE-së. Tani EULEX-i është duke e ulur madhësinë e tij në disa funksione. Ju duhet ta shiheni se si ka punuar EULEX-i me gjyqësinë, me Doganat dhe Policinë e Kosovës. Në këtë mision ka të mira dhe të këqija dhe ka storje suksesi dhe storje jo edhe aq të suksesshme sepse është një mekanizëm i madh por e rëndësishme është që ka dhënë kontributin e tij”, tha Aspostolova.

Shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë nga studentët iu imponua të fliste për demarkacionin (me Malin e Zi) dhe liberalizimin e vizave.

Sa i përket demarkacionit, Apostolova tha se problemi më i madh është se kjo çështje është kthyer në polemikë politike.

“Demarkacioni është bërë problem politik dhe mendoj se ky është problemi kryesor për t’u zgjidhur sepse qarqe të ndryshme në politikë e kanë shfrytëzuar këtë si polemikë. Nëse ka dilema nëse ky është kufiri apo jo dhe se duhet bërë një demarkacion të ri është mënyra dhe procedura për ta bërë këtë dhe nuk duhet të thoni se vetëm kjo është zgjidhja dhe nuk ka tjetër”, tha ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme