Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka shkruar në Facebok për situatën politike në lidhje me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i ka numrat për kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë, por nuk po e bën këtë. Por ai tha se nëse VV nuk ia ka, atëherë LDK ia jep ato.
Gashi tha se VV po e përdor formulën blloko dhe fito kohë, që të vonojë formimin e institucioneve.
Kështu ai tha se Kurti dëshiron të kërkojë një mandat më të madh për të qeverisur.
Tutje tha se LDK-ja duhet të jetë konstruktive, por jo naive.